Pritjet e gjata në kufi vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes

Aktuale

Pritjet e gjata në kufi vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Kolonat në pikat kufitare kanë vazhduar edhe në orët e mbrëmjes.

Në Merdare, mërgimtarët po duhet të presin deri në pesë orë për të dalë nga Kosova.

Tek Dheu i Bardhë pritjet arrijnë deri në 90 minuta për të hyrë në Kosovë, teksa janë shkaktuar kolona deri në 900 metra.

Gjendje hiç më e mirë nuk është as në Mutivodë, teksa pritjet për të dalë nga territori i Republikës së Kosovës janë dy orë.

Pritje ka edhe në Jarinje, teksa të njëjtat janë shkaktuar në hyrje të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat