"Ke dy minuta kohë për të hequr portretin e Rugovës", urdhri i Thaçit, Selimit dhe Zyrapit ndaj kolonelit Zemaj dhe përgjigja e tij

Aktuale

"Ke dy minuta kohë për të hequr portretin e Rugovës", urdhri i Thaçit, Selimit dhe Zyrapit ndaj kolonelit Zemaj dhe përgjigja e tij

Nga: G.B Më: 5 gusht 2019 Në ora: 18:10
Tahir Zemaj

Në librin “Kështu foli Tahir Zemaj”, shkruhet se koloneli kishte treguar për takimin me personat që iu prezantuan si “Shtab i përgjithshëm” i Ushtrisë Çlirimtare, e që në përbërje ishin Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Bislim Zyrapi etj.

Zemaj tregon se nga fundi i gushtit ata personin kishin shprehur dëshirë ta takonin dhe i pranoi në zyrën e tij, që ishte ish zyra e drejtorit të shkollës së Prapaqanit, ku aty ishin të varura në mur fotografitë e Skenderbeut, Presidentit Rugova dhe fotografia e Jusuf Gërvallës, përcjell Bota sot.

“Nga fundi i gushtit, jam informuar nga vendroja, se po afroheshin disa persona që kishin shfaqur dëshirë të më takonin. I pranova dhe m'u prezentuan si "Shtab i përgjithshëm" i Ushtrisë Çlirimtare. Kisha dëgjuar pak për ta por nuk dija se kush ishin të organizuar etj. Në përbërje të tij ka qenë Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Bislim Zyrapi etj”, tregon ai.

Koloneli tregon se sapo kishin hyrë në zyrë, ata i kishin dhënë dy minuta që ta heqin portretin e Rugovës, ndërsa që ai kishte refuzuar dhe kështu ata ishin tërhequr.

“Në zyrën time, ish zyra e drejtorit të shkollës së Prapaqanit, në mur kanë qenë të varura fotografitë e Skenderbeut, Presidentit Rugova dhe fotografia e Jusuf Gërvallës. Sapo kanë hyrë më kanë kërkuar që të hiqja fotografinë e Rugovës. "Ke dy minuta kohë për të hequr portretin e Rugovës!" më thanë, "Jo u thash, ai ka qenë dhe mbetet për mua Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës dhe President i saj !". Nejse ata u tërhoqën nga ai qëndrim dhe ne i vazhduam bisedimet diku tjetër, në sallën operative të shtabit. Fillimisht kanë kërkuar se përse në të gjithë dokumentacionin tonë figuronte Republika e Kosovës?” vazhdon rrëfimi i Zemajt në librin “Kështu foli Tahir Zemaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat