Deliu -Haxhiut: Nuk kemi ndonjë dashni për Vetëvendosjen - Bota Sot
Deliu -Haxhiut: Nuk kemi ndonjë dashni për Vetëvendosjen

Aktuale

Deliu -Haxhiut: Nuk kemi ndonjë dashni për Vetëvendosjen

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 15:25
Blerta Deliu Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, duke folur për zgjedhjet dhe koalicionet e mundshme, tha se Partia Demokratike e Kosovës është subjekti i cili ia ka humbur shpresën rinisë.

Me këtë parti tha se asnjëherë nuk mund të kenë koalicion. Por, Blerta Deliu-Kodra tha se as PDK nuk ka ndonjë “dashni” për Vetëvendosjen.

“Kush e qiti rininë jashtë dhe kush e bëri korrupsionin në Kosovë, këto janë dy pyetje që përgjigjen e marrim nga PDK. Sepse edhe krimi e korrupsioni ka ndodhur nga njerëzit e PDK-së dhe me mbështetjen e tyre. Edhe sistemi i drejtësisë është kapur pikërisht nga ky subjekt politikë edhe shpresën ia ka humbur ky subjekt politikë... E them me zë të hapur, Vetëvendosje nuk bën koalicion me PDK-në", thotë Haxhiu.

“Nuk ju kemi ftuar Albulena, nuk ju kemi shpallur naj farë dashnie", thotë Deliu-Kodra.

"The që kemi vija të kuqe edhe unë po ta jap përgjigjen", thotë Haxhiu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...