Nismas i bashkohet drejtori i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane

Aktuale

Nismas i bashkohet drejtori i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 15:29
Nismas i bashkohet drejtori i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane

Kryetari i Nismës SocialDemokrate, Fatmir Limaj në një konferencë për media ka treguar se që nga sot pjesë e partisë do të jetë, drejtoi i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Bekim Brestovci.

Limaj tha se falë angazhimit të Bekimit dhe qindra personave Kosova është çliruar.

"Po na bashkohet në rrugëtimin tonë politike një personalitet i rëndësishëm, që jo vetëm që po i kthehet Kosovës, është fjala për drejtorin e unionit të bizneseve në Gjermani, Bekim Brestovci. Ai nuk ia ktheu kokën asnjëherë për të harruar Kosovën, për ta ndihmuar Kosovën. Falë angazhimit të Bekimit dhe qindra personave Kosova është çliruar. Bekimi e ka vazhduar aktivitetin e vet. Angazhimi i tij nuk është ndalur asnjëherë për Kosovën. Për ne si nismë jemi jashtëzakonisht të nderuar. Ne mirëpresim vullnetin dhe energjinë e tij", tha Limaj.

Bekim Brestovci tha se nga sot po nis një rrugëtim të ri.

"Jetova për 25 vjet në Gjermani, por asnjëherë nuk rreshta së menduari për shqiptarët. Sado që ka bërë njeriu për atdheun, asnjëherë nuk është pak. Prandaj kam menduar se si mundem në një format tjetër të vazhdoj aktivitetin për të mirën e Kosovës. Kyçja ime në politikë besoj se do të jetësoj zhvillimin ekonomik. Gatishmëria ime që qon drejt iniciativave për zhvillim ekonomik do të jetë gjithmonë", tha ai.

I pyetur për koalicionet parazgjedhore, dhe ato që janë zyrtarizuar sot, ai tha se për Nismën sot është festë, duke aluduar me aktivizimin e Statovcit në Nismën SocialDemokrate.

"Ju kisha lutur që sot të kufizohemi, do të kuptoni ditëve në vijim. Për Nismën sot është festë. Janë mijëra alternativa për Bekimin, është lajm i jashtëzakonshëm ardhja e Bekimit", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat