Kosnett thotë se është ekstraduar një i arratisur nga Kosova për gjykim në SHBA

Aktuale

Kosnett thotë se është ekstraduar një i arratisur nga Kosova për gjykim në SHBA

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 12:12
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka njoftuar se sot është ekstraduar një person të arratisur nga Kosova për gjykim në SHBA.

Kosnett përmes Twitterit ka shkruar se sot është zbatuar për herë të parë Marrëveshjen për Ekstradim i nënshkruar në qershor me Kosovës dhe SHBA-së.

“Në qershor, SHBA-ja dhe Kosova përfunduan Marrëveshjen për ekstradim. Sot e zbatuam atë për herë të parë për të kthyer një të arratisur nga Kosova në gjykim në SHBA. Kur e bëjmë sundimin e ligjit një prioritet të përbashkët, kriminelët përballen me drejtësinë dhe të dy shtetet janë të sigurta”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Image

Më 13 qershor të këtij vitit Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe zëvendës ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, kanë nënshkruar protokollin e instrumenteve të Ratifikimit të Marrëveshjes së Ekstradimit në mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat