‘Rebelohet’ vëllai i Xhafer Tahirit: Me fjalë të rëndë në drejtim të zyrtarëve të LDK-së - Bota Sot
‘Rebelohet’ vëllai i Xhafer Tahirit: Me fjalë të rëndë në drejtim të zyrtarëve të LDK-së

Aktuale

‘Rebelohet’ vëllai i Xhafer Tahirit: Me fjalë të rëndë në drejtim të zyrtarëve të LDK-së

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 00:23
Ahmet Tahiri dhe Xhafer Tahiri

Ahmet Tahiri, vëllai i Xhafer Tahirit, ka reaguar pasi që nuk është më pjesë e Kryesisë së LDK-së.

Kryetari i Vushtrrisë i cili është nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, më nuk është pjesë e Kryesisë së re të këtij subjekti politik.

Pas mbledhjes që dje e ka mbajtur Këshilli i LDK-së, ku janë zgjedhur anëtarët e rinj të Kryesisë, ka reaguar vëllai i Xhafer Tahirit, Ahmet Tahiri.

'Thonë se profesioni më i vjetër në botë pas prostitucionit është politika. Se këto dy "zanate" kanë ngjashmëri, e dëshmojnë edhe zgjedhjet e fundit në kryesinë e LDK-së ku disa "prostituta politikë" i siguruan ulëset pikërisht shkaku se i kanë përvetësuar mirë të dy zanatet më të vjetra në botë. Veçanërisht të parin,!', shkruan ai.

Kryesia e re e LDK-së ka 33 anëtarë dhe ka këtë përbërje: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Svarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Valon Murtezaj, Skender Hyseni, Brikenda Kryeziu, Fadil Krasniqi, Rrezeartë Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim Kryeziu, Doruntinë Maloku, Naser Osmani, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...