Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Imri Ahmeti, dhe njëherit kryetar i komunës së Lipjanit, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sonte do të jenë në Sheshin Adem Jashari në Lipjan, ku do të mirëpresin Vjosa Osmanin.
Ahmeti në postimin e tij, Osmanin e quan edhe kryeministre të vendit.
“Sonte në ora 19:00 në Sheshin Adem Jashari në Lipjan do të mirëpresim Vjosa Osmanin. Mirësevjen Kryeministre”, shkruan Ahmeti.
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë kandidate e kësaj partie për kryeministre të Kosovës në zgjedhjet nacionale, të cilat do të mbahen më 6 tetor të këtij viti.