Lutfi Haziri e quan “bedel” Kadri Veselin: “Këpucët e Thaçit po i rrijnë ngushtë”

Aktuale

Lutfi Haziri e quan “bedel” Kadri Veselin: “Këpucët e Thaçit po i rrijnë ngushtë”

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 18:25
Kadri Veseli, Lutfi Haziri

Shefi i shtabit të LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar shkurt deklarimet e liderit të PDK-së, Kadri Veselit, se në mandatin e ardhshëm nëse zgjidhet kryeministër do të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin.

Haziri, shkurtimisht tha që këpucët e ish-udhëheqësit të PDK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit nuk po i përshtaten dhe deklarimet e tilla të tij vështirë se i besojnë qytetarët.

”Këpucët e Thaçit po i rrijnë ngushtë bedelit [Veselit]”.

”Nuk është me rëndësi çka thua, por me rëndësi është ajo çfarë besohet. Besimi qytetar karshi këtyre hapave politikë është përtej të priturës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat