Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe ai i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, janë bërë bashkë edhe sot, përveç që ditë më parë ata u bashkuan në Lëvizjen Vetëvendosje.
Haskuka ka thënë se ashtu siç e kanë sjellur ndryshimin në Prizren dhe Mitrovicë, ashtu do e bëjnë edhe në Kosovë, me kryeministër Albin Kurtin.
Kryetari i Prizrenit, u zotua se bashkë me Bahtirin, do të punojnë ditë e natë që të bëhet ndryshimi në vend.
Nga veriu në jug, së bashku me kryetarin Agim Bahtiri do të punojmë natë e ditë që ta bëjmë ndryshimin, që e keqja të largohet njëherë e përgjithmonë.
Ashtu siç e sjellëm ndryshimin në Prizren e Mitrovicë, tash me Kryeministër Albin Kurtin do ta bëjmë ndryshimin në gjithë Kosovën.
Luftimin e krimit dhe korrupsionit nuk mund ta bëjnë ata që kanë bashkëqeverisur me dekada, por këtë mund ta bëjë vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE me në krye Albin Kurti.