Gani Dreshaj, flet për mundësinë e bashkëpunimit AAK-PSD dhe LDK

Aktuale

Gani Dreshaj, flet për mundësinë e bashkëpunimit AAK-PSD dhe LDK

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 19:56
Gani Dreshaj

Ish-Deputeti i legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët AAK-së dhe biznesmeni i njohur kosovar Gani Dreshaj ka folur për mundësinë e një bashkëpunimi të ardhshëm në mes të koalicionit AAK-PSD me LDK-në.

Dreshaj duke folur për portalin Njeshi pas zhvillimeve të fundit brenda dhe në mes të subjekteve politike të skenës kosovare, ka nxjerrë segmente të cilat mund ti bashkonin rrugët në mes të këtyre forcave politike. Ai i referohet një mundësie të tillë, si e një koalicioni pro-europian dhe pro-gjerman.

Dreshaj më tej ndalet edhe tek kandidaturat tashmë të shpallura për kryeministër si nga Ramush Haradinaj me AAK-PSD ashtu edhe nga Vjosa Osmani me LDK. Një çështje të tillë Dreshaj nuk e sheh si problematike në këtë momentum meqë ka një zgjidhje.

“Nominimi i Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre nga LDK është një rast i mirë për ta (LDK-në) që e hap këtë subjekt në raport me disa vlera prej të cilave Kosova mund të krijoj një koalicion pro-europian dhe pro-gjerman. Nëse Vjosa nuk do jetë e ndikuar nga disa njerëz të saj, të afërt me PDK-në, atëherë kjo është gjë e mirë. Sa për postin e kryeministrit me koalicionin tonë AAK-PSD është shumë lehtë. Ne e kemi kandidatit tonë z.Haradinaj, LDK e ka kandidaten e saj zonjën Osmani, nga këto dy tabore cili do të dal i pari me votë popullore, ai le ta merr postin e kryeministrit. Tani, ne si AAK-PSD dhe unë flas personalisht jam i bindur se z.Haradinaj do të dali i pari, po e sfidojë Vjosën me këtë, nëse ka guxim, shkojmë në proces, dhe takohemi pas 6 Tetorit.”-shprehet Dreshaj, duke lënë të kuptohet se një formulë e tillë e propozuar do mbetej e hapur, gjithnjë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Dreshaj më tutje thotë se një koalicion i tillë do sillte një stabilitet shtetëror, qeveri stabile dhe Kuvend me një shumicë me më tepër se 80 vota. Kjo sipas tij, meqë Kosovën e presin sfida të mëdha pas zgjedhjeve e të cilat kërkojnë një shtrirje të gjerë të përfaqësimit institucional-politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat