“Në rotacion me LDK-në – Albin Kurti do të duhej të ishte kryeministër në dy vitet e para”

Aktuale

“Në rotacion me LDK-në – Albin Kurti do të duhej të ishte kryeministër në dy vitet e para”

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 21:22
Albin Kurti

Glauk Konjufca nga radhët e VV-së në Debat Plus ka sqaruar se VV-ja ka bërë përpjekje vazhdmisht për një koalicion të mundshëm me LDK-në.

Ai i ka thënë se se këto dy parti nuk po mund të gjejnë gjuhë të përbashkët se kush duhet të udhëheq vendin. Ai ka folur edhe për opsionin e rotacionit në qeverisje, duke thënë se dy vitet e para do të duhej të ishte kryeministër Albin Kurti.

“Ne kemi bërë shumë përpjekej për një koalicion të mundshëm. Edhe me Hotin kam pasur bashkëpunim të mirë në kuvend dhe kjo ka qenë e lehtë bashkëpunimi. Dhe tash kemi ardhur në një pikë ku nuk po mund të gjejmë gjuhë të përbashkët se kush ta udhëheq vendin”, ka thënë Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat