Sot janë bërë 29 vite nga dita kur Kosovën e vizitoj delegacioni i senatit amerikan në krye me senatorin, Bob Dole.
Veprimtari i LDK-së, Alush Gashi postoi një fotografi të delegacionit amerikan me presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, transmeton Indeksonline.
Ai e cilësoi këtë vizitë si ditë kthese drejt Kosovës së pavarur.
Për më shumë lexojeni postimin e tij:
Sot bëhen 29 vite nga vizita e delegacionit të senatit Amerikan me kreun e delegacionit senatorin Bob Dole. Kjo ditë ishte ditë kthese drejt Kosovës së pavarur. Vizita u realizua falë politikës të pranueshme që udhëhiqte Presidenti Rugova dhe falë angazhimit të atdhetarëve të shumtë si Harry Bajraktari , Xhim Xhema, Sami Repishti etj.
Së bashku në këtë foto me Senatorin Dole dhe Presidentin Rugova.
Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqtë tanë.