LDK dhe AAK përplasen për elektoratin e Istogut

Aktuale

LDK dhe AAK përplasen për elektoratin e Istogut

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 16:11
Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë përplasur për elektoratin e Istogut.

I pari ishte ish-deputeti nga AAK, Muharrem Nitaj, që ka thënë se në zgjedhjet e fundit për 14 vota në tavolinë e kanë humbur garën në Istog.

Sipas tij, këtë herë nuk do të ketë tavolinë që do t’ia marrë fitoren AAK-së, sepse Istogu është përcaktuar për 100 për-qind Kosovë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Besart Dreshajt nga LDK-ja, i cili ka thënë se Nitaj duhet ta dijë që e kanë të rezervuar humbjen për një të ardhme pa afat.

“Politikani i Click-ut, nuk duhet të flasë për Istogun, ai le të na flasë diçka për PAN hajninë dhe legjislaturën e dështuar ku ai bënte pjesë 100 për-qind”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat