Milaim Zekës sot i bashkohet një parti politike

Aktuale

Milaim Zekës sot i bashkohet një parti politike

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 10:46
Milaim Zeka

Kanë mbetur edhe pak orë që partitë politike t’i dorëzojnë listat me kandidatë për deputet në Këshillin Qendror Zgjedhor (KQZ), me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Kështu edhe sot deri në ora 24:00 partitë mund të lidhin marrëveshje parazgjedhore me njëra tjetrën.

E në pritje të një koalicioni apo bashkëpunimi të tillë është edhe Milaim Zeka, themeluesi i Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK).

Ai ka thënë se sot në këtë parti pritet që të “shkrihet” një tjetër subjekt politik.

Zeka nuk ka dhënë detaje se për cilën parti bëhet fjalë, pasi sipas tij e gjitha do të bëhet e ditur në një konferencë për shtyp.

“Po sot do ta nënshkruajmë një marrëveshje më një parti tjetër realisht do të shkrihet në PEK. Per momentin nuk dua ta zbuloj se kush është kjo parti por do ta kuptoni së shpejti”, ka thënë Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat