OVL: Janë duke u lëshuar ende certifikata të veteranëve të UÇK-së - Bota Sot
OVL: Janë duke u lëshuar ende certifikata të veteranëve të UÇK-së

Aktuale

OVL: Janë duke u lëshuar ende certifikata të veteranëve të UÇK-së

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

OVL e UÇK-së ka reaguar lidhur me keqpërdorimin e vazhdueshëm të statusit të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes reagimit ata i bëjnë thirrje organeve kompetente, të reagojnë duke mos lëshuar më certifikata të veteranëve. 

“Si OVL UÇK, i ftojmë të gjithë që të mos bien pre e këtyre manipulimeve, dukuri e cila në kohën e fundit është duke u shpeshtuar, sepse kjo është e pakuptimtë në kohën kur jemi në procesin e hetimeve nga prokuroria”, thuhet në reagim.

Po ashtu përmes këtij reagimi kjo organizatë ka kërkuar nga kryeministri që ta parandalojë këtë dukuri.

“Nga Zyra për Çështjet e Kategorive të Dala nga Lufta në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, kërkojmë që ta parandalojë dukurinë e lëshimit të certifikatave, të cilat edhe ashtu e kanë kompromituar procesit dhe vet statusin e veteranit”, thekson OVL UÇK.

Kujtojmë se ndonëse ky rast është në proces gjyqësor, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kishte inicuar nismë për  formimin e një komisioni hetimor për veteranët e rrejshëm të UÇK-së të cilët përfitojnë jashtëligjshëm nga shteti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...