Abazi ia kujton Molliqajt se në fund vendos populli - Bota Sot
Abazi ia kujton Molliqajt se në fund vendos populli

Aktuale

Abazi ia kujton Molliqajt se në fund vendos populli

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 21:18
Dardan Molliqaj

Një përplasje e ashpër nisi sonte qysh në fillim të emisionit Pressing në T7.

Ishte Dardan Molliqaj ai që nisi me akuza kundër Haki Abazit, që kandidon për deputet në VV.

Molliqaj madje e quajti Abazin servil dhe se çdo gjë që po e bën është për interesa të tij personale.

Por, Abazi ia rikujtoi Molliqajt se në fund të fundit është populli që vendos, e se gjuha e tij tregon nivelin dhe urrejtjen që ka ndaj VV-së.

“Është e rëndësishme nëse duhet me dal nga rrethi vicioz të akuzave pa bazë, niveli nuk me habit, se e kam përcjellë Dardanin në debate. Du m’ja kujtu Dardanit që në fund të fundit, populli janë verdikti të cilët e njohin edhe babën tem dhe të tij.

Akuza të nivelit të dobët dhe të ulët që pretendimi i tij është se ka qenë në VV dhe e tregon nivelin e ulët të mendësisë deri në nivelin e urrejtjes, mirëpo ja që realiteti i matjes së publikut është që VV del e para. VV është koncepti politik që me duar të pastra hyn në këto zgjedhje”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...