Ngjarjet e sotme

Aktuale

Ngjarjet e sotme

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 06:43
Ilustrim

- Mbahet dita e dytë e  konferencës më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë 'Energjia për tv ardhmen'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Komuna e Gjilanit bën homazhe në 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Kodra e Dëshmorëve në Gjilan, 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e nëntë te rregullt te Komiteti për Politik dhe Financa. (Rahovec, ora 10:00)  

- Me rastin e vdekjes së veprimtarit të shquar romë, Nexhip Menekshe do të mbahet mbledhje komemorative për të kujtuar veprimtarin e pasur të së ndjerit si: dramaturg, gazetar, poet dhe arsimtar të gjuhës rome. (Shtepia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 11:00)

-  Lëvizja Fol organizon diskutimin e radhës në kuadër të Forumit Fol Hapur me kandidatin e Vetëvendosjes për Kryeministër, Albin Kurti. (Zyrat e Lëvizjes FOL,  ora 11:00)

- Ambasada Hungareze në Prishtinë bën prezantimin e programit për Javët e Kulturës Hungareze, të shoqëruar me nga një gotë verë, dhe biseda joformale me gazetarët. (Ambasada e Hungarisë, rr. Arben Xheladini 157 në Prishtinë, ora: 13:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 16:00)   

- Komuna e Gjilanit shënonë 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Teatri i qytetit në Gjilan, 16:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat