Haki Abazi: Ambasadorja jonë në ShBA punoi për ndarjen e Kosovës - Bota Sot
Haki Abazi: Ambasadorja jonë në ShBA punoi për ndarjen e Kosovës

Aktuale

Haki Abazi: Ambasadorja jonë në ShBA punoi për ndarjen e Kosovës

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 07:34
Haki Abazi

Ish-anëtari i shoqërisë civile, Haki Abazi tha së në Qeverinë e ardhshme duhet larguar njerëzit qe ia kanë ‘ngulfatur’ frymën sistemit diplomatik. Sipas tij, hapi i parë që duhet ndërmarrë është që mos të emërohen ministra, siç i quajti ai ‘palaço’.

“Ministria e Punëve të Jashtme duhet në mënyrë urgjente që të hiqen njerëzit që ia kanë ngulfatur frymën sistemit diplomatik. Kosova nuk duhet kurrë më të lejojë ministra palaço që bëjnë hajgare kur dalin në përfaqësimin e shtetit të Kosovës pasi që ai/ajo është fytyra e politikës së jashtme të Kosovës. Me profesionalizëm të lartë duhet caktuar njerëzit të cilët e përfaqësojnë Kosovën dhe besoj që ka shumë profesionistë por që duhet të kenë instruksionet e qarta për marrëdhënie bilaterale për shtetet që nuk na kanë njoh që nuk kanë dalë kundër ose me ato që kanë arsye që nuk e njohin”, tha ai.

Po ashtu, sipas tij, asnjë ambasadë nuk duhet të ballafaqohet me vështirësinë e pagesës së rrymës dhe shpenzimeve. Abazi në #debatpernime shtoi së duhet larguar urgjentisht nepotizmi e veçanërisht në Ministrinë e Jashtme. Lidhur më këtë ai akuzoi ambasadoren e Kosovës në ShBA, që sipas tij, ajo punon për presidentin dhe për ndarje të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...