Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka bërë një pyetje publike për Dardan Molliqaj, se a do i ndihmojnë muskujt e AAK-së në këtë mision – për nxjerrjen “zhag” bandat kriminale sikurse Grabovci, ashtu siç kishte deklaruar Molliqaj dikur kur ishte pjesë e VV-së.
Ja shkrimi i tij:
Pyetje: a mendoni se Dardan Molliqaj do të materializonte kërcënimin e mëposhtëm po të vinte në pushtet, si dhe a do t’i ndihmonin muskujt e AAK-së në këtë mision?
Molliqaj: "Bandat kriminale si Grabovci dhe të tjerët, jo vetëm që do të arrestohen, por do të ngrehen zhag dhe do të ju konfiskohet e gjithë pasuria”.