Mbi 80 anëtarë të rinj i bashkohen Nismës në Pejë, Limaj thotë se më 6 tetor shënohet fitore spektakolare - Bota Sot
Mbi 80 anëtarë të rinj i bashkohen Nismës në Pejë, Limaj thotë se më 6 tetor shënohet fitore spektakolare

Aktuale

Mbi 80 anëtarë të rinj i bashkohen Nismës në Pejë, Limaj thotë se më 6 tetor shënohet fitore spektakolare

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 21:58
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj i ka paraqitur sot prioritetet e tij qeverisëse para strukturave në Pejë.

Në takimin ku aderuan dhjetëra të rinj në Nismën Socialdemokrate, kandidati për të parin e ekzekutivit tha se gjatë mandatit të tij do të zhvillohet bujqësia do të ketë paketë të re sociale, sigurime shëndetësore, do të bëhet fuqizimi i drejtësisë, do të fuqizohen prodhimet vendore dhe do të merret parasysh diaspora.

Limaj theksoi nevojën për përfundimin e marrëveshjes me Serbinë, teksa porositi për kujdes se kë po e zgjedhim deputet në Kuvendin e Kosovës.

“E vetmja forcë politike që kujdeset për punëtorin, për njeriun në nevojë, për pensionerin, për djemtë dhe vajzat e reja është Nisma Socialdemokrate. Është zëri i shtresës së mesme i atyre që e duan shtetin. Prandaj do të kemi dhe paketën sociale. Do të vazhdojmë fuqishëm, do të vazhdojmë përpjekjet për reformimin e paketës sociale. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për gratë shtatzëna dhe me lehoni për të pasur përkujdesjen e shtetit, tha ai.

Limaj në Pejë adresoi edhe akuza për kundërkandidatët e tij për kryeministër, derisa i sfidoi edhe një herë ata për debat.

“Është luks i madh për këtë vend tonin, sot që me zgjedh kryeministër një njeri që punën e vet të parë publike e merr kryeministrin. As një punë. Punën e parë drejt në kryeministër, kjo ndodhë vetëm në Kosovë. Unë e kuptoj dëshirën, por koha nuk është për ata… Qytetarët e Kosovës kanë nevojë me ditë kujt po ia besojnë fëmijën për 4 vitet e ardhshme, qytetarët e Kosovës kanë nevojë me ditë kush do t’i drejtojë në 4 vitet e ardhshme, tha ai.

Kryetari i degës së Nismës në Pejë, Gëzon Berisha pati fjalë të mira për kandidatin për kryeministër, Fatmir Limaj, teksa tha se ai do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 6 tetorit sepse Kosovës, sipas tij i duhet një lider si Limaj.

 Kryeministri në ardhje dëshmoi vetën që nga mosha e re, e deri më tani, se është i vetmi njeri që punon për interesat e vendit dhe të qytetarëve, tha ai.

Kandidat për deputet nga kjo anë për Nismën është kryetari i degës, Gëzon Berisha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...