Pacolli e huq emrin e partisë, ja si i referohet AKR-së

Aktuale

Pacolli e huq emrin e partisë, ja si i referohet AKR-së

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 22:30
Islam Pacolli

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Islam Pacolli ia ka ngatërruar emrin partisë së tij në një shkrim në rrjetin social Facebook. Ai Aleancës Kosova e Re i është referuar si Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila udhëhiqet nga kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Në një postim në profilin e tij, në të cilin tregon për një tubim në partiak në Prizren, ai thotë se fuqizimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në vend të Aleancës Kosova e Re, do ta kthejë në prioritet të merituar qytetin e Prizrenit.

Gabimi është vërejtur shpejt dhe është edituar më pas.

Postimi i plotë dhe pa gabime i Pacollit:

Në qytetin historik dhe të bukur të Prizrenit, sot,para shumë qytetarëve, simpatizantëve dhe aktivistëve të AKR-së, shpalosëm programin tonë, i cili edhe nga këta qytetarë u prit në mënyrë të jashtëzakonshme. Qyteti i Prizrenit dhe qytetarët e saj, nuk kanë qenë prioritet në mënyrën siç e meritojnë, prandaj me fuqizimin e AKR-së, në qeverinë e ardhshme kjo gjë do të ndryshojë.

I frymëzuar gjithmonë nga bukuria dhe historia e Prizrenit, ndjehemi më të motivuar se kurrë për të bërë ndryshimin. Prandaj, duke ju falënderuar të gjithëve për pjesëmarrjen dhe mikëpritjen e mbi të gjitha për gatishmërinë që me votën e juaj, ta ndryshoni këtë gjendje, ne jemi më të gatshëm se kurrë që së bashku me ju ta bëjmë Kosovën vend ashtu siç e kemi ëndërruar gjithmonë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat