Pacolli në takim me Palmerin: Jam i përkushtuar që të angazhohem me SHBA-në në çështjet strategjike

Aktuale

Pacolli në takim me Palmerin: Jam i përkushtuar që të angazhohem me SHBA-në në çështjet strategjike

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 19:25
Behgjet Pacolli dhe Matt Palmer

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka vlerësuar se është i përkushtuar që të angazhohem me SHBA-në në çështjet strategjike të Kosovës, përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Gjithmonë një kënaqësi të takoj të dërguarin e Posaçëm të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Matt Palmer dhe shkëmbimin me të për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës dhe SHBA dhe angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-vë për Kosovën. Jam i përkushtuar që të angazhohem me ShBA në çështjet strategjike të Kosovës, përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat