Visar Azemi thotë se bastionet s’janë ashtu siç kanë qenë më herët

Aktuale

Visar Azemi thotë se bastionet s’janë ashtu siç kanë qenë më herët

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 00:31
Visar Azemi

Analisti politik, Visar Azemi, ka thënë se fushata e sotme për partitë politike ishte më e zbehtë.

“Nuk është që pamë entuziazëm shumë të madh. Në përgjithësi u duk një zbehje tek të gjitha. Nëse i shohim partitë politike për t’i parë se ku ishin të akomoduara nëpër salla të ndryshme, proporcionalisht do të duhej të shohim numër shumë më të madh te partitë e mëdha se sa ato të vogla”.

“Në ndërkohë, sallat dukeshin përafërsisht të ngjashme dhe të mbushura njëjtë”.

Megjithatë, Azemi në Analizën Zgjedhore ka treguar se çfarë i ka bërë më shumë përshtypje gjatë ditës së sotme.

“Kadri Veseli dukej që ishte pak i frikësuar nga një koalicion paszgjedhor mes LDK-së dhe Vetëvendosjen. Në vazhdimësi, ai dialogonte me Isa Mustafën për ta hequr nga një përafrim i mundshëm pas zgjedhjeve”.

Ai ka folur edhe për bastionet e partive politike për të cilat ka thënë se më nuk janë siç kanë qenë.

“Zonat që kanë qenë bastione të njëra-tjetrës, në fund kanë përfunduar duke qeverisur bashkë, pra duke e ndarë qeverisjen bashkë në qytete të caktuar”.

“Si zona të fortifikuara të partive politike votuesit janë shpërndarë. Nuk do të thotë më që ajo zonë që ka qenë më herët, pas luftës, bastion i një partie politike sot kemi një ndryshim të asaj që sigurisht që vjen si pasojë e vetëdijësimit të popullatës ku ata kërkojnë që të mbajnë përgjegjës pozicione të caktuara të individëve të cilët kërkojnë votën dhe e lidhin me afërsinë e tyre për interesat personale dhe kolektive të zonave të caktuara për të pasë penetrim te personat që do t’i votojnë”.

“Është më ndryshe se sa që ka qenë më herët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat