Shala: Koalicioni me VV-në është i hapur me kriteret që garantojnë ekzistencën e shtetit

Aktuale

Shala: Koalicioni me VV-në është i hapur me kriteret që garantojnë ekzistencën e shtetit

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 23:20
Kujtim Shala

Kujtim Shala nga LDK-ja ka ripërsëritur qëndimin e LDK-së se nuk do të hynë në koalicion me PDK-në.

Por ai tha se me Vetëvendosjen do të hynë në koalicion duke i respektuar kriteret që garantojnë ekzistencën e shtetit – për të cilat Shala tha se beson se nuk do ta kenë problem.

“Fituesi s’mund të ndryshojë jo pse është fitues por sepse duhet të jetë i përgjegjshëm. Ne jemi në këtë garë që do të thotë se jemi me qëndrimet tona dhe patjetër që duhet të kemi parasysh që duhet t’i kemi parasysh edhe qëndrimet e caktuara të partnerëve sepse ata janë që të punojmë bashkë dhe jo të punojnë për ne”.
“Përpos që janë në garë këto janë qëndrime themelore politike që lidhen me shtetin s’do t’i ndryshojmë. Këto janë të njohura dhe të përhershme të LDK-së”.
“Për koalicione kemi dy vendime të veçanta. E para që LDK s’do të bëjë koalicion me PSDK-në as parazgjedhor e as paszgjedhor. E dyta, ekipi politik drejtuesit e LDK-së që të përpiqen të bisedojnë me VV-në për një koalicion parazgjedhor që dështoi apo paszgjedhor”.
“Koalicioni me VV-në është i hapur me VV-në edhe pas zgjedhjeve me këto kritere që i përmenda. Këto kritere garantojnë ekzistencën e shtetit dhe mendoj që nuk do të kemi mosmarrëveshje të tilla”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat