Pacolli: Cilido që bëhet kryeministër do ta heqë taksën, Haradinaj më kryefortë

Aktuale

Pacolli: Cilido që bëhet kryeministër do ta heqë taksën, Haradinaj më kryefortë

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 22:46
Pacolli dhe Haradinaj

Sipas Behgjet Pacollit, kushdo që bëhet kryeministër pas zgjedhjeve të 6 tetorit do të vendosë për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Këtu ka përjashtuar vetëm kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj, të cilin e ka cilësuar si kryefortë.

“Kur kemi filluar të flasim për zgjedhjet, isha i ftuar në një emision në televizion publik dhe ishte pyetje çka duhet të bëhet me taksën. Po e përsëris, ai fitues i zgjedhjeve, ai kryeministër i ardhshëm që thotë se taksën do ta mbajë, gënjen. Në mënyrën më humane po e them: Gënjen. Unë ekskludoj Haradinajn nga këtu sepse e njoh si kryefortë dhe kur fiksohet në diçka s’mund ta lëvizësh në atë. Ai nuk lëviz”, ka deklaruar fillimisht ai.

Sipas tij, taksën do ta heqin edhe ata që e kanë mbështetur e që kanë thënë se s’do ta heqin.

Për Haradinajn ka thënë se “edhe ai mund të dalë nga premtimi, por që ai do të ecën përpara me taksën”.

“Mendimi është se ai s’mund të bashkëjetojë me taksën, por mundet edhe me e heqë nëse dëshiron të mendojë më gjerë, kurse tjerët do të heqin taksën e të lirojnë rrugën për dialog. Ky është realiteti, të presim pas zgjedhjeve”, ka shtuar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat