Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit, ka komentuar për shfaqjen e ish-prokurorit amerikan Matthew Whitaker në fushatën elektorale bashkë me zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Kraki në një postim në Facebook, ka ironizuar me PDK-në, duke thënë se në mesin e 325 milionë amerikanëve, kanë gjetur “mik një mashtrues”, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se zyrtarët e PDK-së e meritojnë riemërimin e diplomave në “doktor të mashtrimit publik”.
Postimi i Krakit:
Merreni me mend,
...aq talent ka PDK sa në 325 milionë amerikanë, miku e vetëm që kanë arritë ta gjejnë është mashtrues.
Vakia Zotit! Kur të leshohen të zezat, veç hape deren.
Këta vërtetë i meritojnë edhe titujt akademikë qe i kanë ble. Veç duhet t’i riemerojnë diplomat në «Doktor i mashtrimit publik».