Të rinjtë e Nismës Limajn e duan për kryeministër

Aktuale

Të rinjtë e Nismës Limajn e duan për kryeministër

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 20:21
Nisma Socialdemokrate

Kreu i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj thotë se gjatë këtyre ditëve të fushatës, janë takuar me të gjitha moshat, e shtresat e Kosovës, për çka ai zotohet se kanë vërejtur gatishmërinë e qytetarëve që të shohin bashkimin e shtetit.

Ai para përkrahësve të tij në Prishtinë, tha se edhe në vitet e 90-ta ka pasur propagandë për të lënë vendin, e që sipas tij situatë e njëjtë është pothuajse edhe sot.

“Njerëzit tanë janë lodhur nga fjalët e thata, e të cilat nuk kanë rezultate. Njerëzit tanë janë lodhur nga gjuha helmuese, e që fatkeqësisht rrallë herë është shpërblyer. Njerëzit tanë janë lodhur nga gjuha e mashtrimeve, e që e rrallë herë janë shpërblyer. Sot projekti ynë “Bashkë për shtetin”, ka ngritur të gjithë në këmbë të të gjitha moshave, që nuk e duanë gjuhën helmuese dhe të mashtrimeve dhe po i bashkohen projektit që ofron e qe bashkon të gjitha qytetarët për të forcuar dhe ndërtuar shtetin”, u shpreh Limaj.

Duke përmendur sakrificën e nënave shqiptare, dhe të gjithë atyre që kontribuon për lirinë e vendit, Limaj tha se të gjithë ata që zotohen për zhvillim të shtetit, e për ndërtim të tij, Kosova është deri këtu si shkak i sakrificës të të gjithë burrave e grave të Kosovës.

“Po rrehin gjoks që pa mua nuk bëhet shteti, pa mua nuk çlirohet, pa mua nuk zhvillohet Kosova, pa mua nuk mbrohet Kosova. Nuk është ashtu, Kosova ka ardhur këtu bashkë, duke iu falënderuar atyre baballarëve e intelektualëve, e punëtorëve, studentëve, vajzave dhe djemve të rinj dhe gjithë Kosovës ka ardhur projekti i lirisë së Kosovës dhe projekti i Pavarësisë. Ne nuk heqim dorë, dhe është shpërblyer vendosshmëria jonë”, deklaroi Limaj.

E, sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Bilall Sherifi tha se para 30 viteve, Fatmir Limaj ishte para rreziqeve, për të mbrojtur Kosovën.

“Krejt çka kërkohet nga ju rinia sot është që të mobilizoheni dhe të bashkëbisedoni me kolegët tuaj, pa marrë parasysh nga cila parti vijnë, të bashkëbisedoni me familjarë e miq, me të njohurit e juaj, dhe të kërkoni mbështetjen për njeriun, i cili ju përballoi të gjitha sfidave të cilat i dolën përpara, jo për interesa personale. Ka kërkuar një rrugë të gjatë, për ndërtimin e institucioneve pothuajse i pakapërcyeshëm në të gjitha stacionet që ka kaluar Kosova deri sot”, tha ai.

Skender Reçica nga Nisma Socialdemokrate, tha se edhe Prishtina ka vendosur për një qeverisje më të mirë, për kryeministrin në ardhje, Fatmir limaj.

“Tetorët në Kosovë mbahen mend gjithmonë, sepse zgjojnë ndjenjat dhe kujtimet, më të thella të një populli liridashës. Kujtojmë ndjenjat studentore të cilat thyen heshtjen, dhe kthyen shpresën, mposhtën frikën. Gjashtë tetori i këtij viti është një ditë e veçantë sepse do të vulos të ardhmen e vendit. Është dita kur qytetarët vendosin për alternativën me serioze në vend, për Nismën Socialdemokrate dhe prijësin e proceseve të mëdha të Kosovës, Fatmir Limajn”, tha Reçica.

Ai tha se do të kthehet trajtimi i dinjitetshëm ndaj pensionistëve, punëtorëve dhe të të gjithë familjarëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat