Zgjedhjet në Kosovë: Lista Serbe - nga të përkëdhelur në jetimë?

Aktuale

Zgjedhjet në Kosovë: Lista Serbe - nga të përkëdhelur në jetimë?

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 19:27
Aleksandar Vuçiq 

Në zgjedhjet në Kosovë "Lista Serbe" po përpiqet të fitojë me presione ndaj votuesve të dhjetë mandatet e parashikuara për serbët, me qëllim që të vazhdojë të qëndrojë në pushtet.

”Dhjetë nga të dhjetët” - ky slogan ka qenë motoja e fushatës të Listës Serbe. Me të ajo donte t'ia bënte të qartë votuesve, se është e rëndësishme të fitojë të dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb. Kjo do të nënkuptonte që Lista Serbe të jetë e vetmja parti parlamentare e serbëve të Kosovës. Deri tani Lista Serbe nuk i ka fituar asnjëherë të dhjetë vendet, por tani duket se kjo për të është tepër e rëndësishme.Sepse Lista Serbe ka humbur aureolën e të preferuarës edhe në bashkësinë ndërkombëtare, e veçanërisht në mesin e partive shqiptare.

 A do të jetë Lista Serbe përsëri në qeveri?

Image

Kushtetuta e Kosovës përcakton që të paktën një ministër në qeveri duhet të jetë nga komuniteti serb. Sikur, për shembull, Partia e Pavarur Liberale të fitojë vetëm një mandat, atëherë deputeti i saj me dhjetë përfaqësues të pakicave të tjera mundet, me 11: 9, të tejkalojë Listën Serbe dhe ta lërë atë pa vend në qeveri.

Pikërisht ky është qëllimi i partive të mëdha të Kosovës, në radhë të parë i liderit të "Vetëvendosjes", Albin Kurti, i cili ka deklaruar disa herë se do të gjejë një mënyrë për të formuar një qeveri pa ministra nga Lista Serbe. Kështu që njëri nga lajtmotivet e luftës për vota të liderëve shqiptarë ka qenë refuzimi kategorik i bashkëpunimit me Listën Serbe, në të cilën hyri Ramush Haradinaj gjatë qeverisjes së kaluar.

Dhe jo vetëm kjo, kësaj rradhe është rreptësisht e ndaluar të votosh me kartat e identitetit serb. Ai që nuk ka dokumente të Kosovës, nuk mund të votojë. Për herë të parë ka pasur kritika të zëshme nga vëzhguesit ndërkombëtarë për presionin që Lista Serbe po ushtron në ambientet serbe në Kosovë. Dhe për herë të parë u arrestuan dhe më pas u vendosën në paraburgim njëmujor personat, për të cilët dyshohet se kanë detyruar njerëzit të zgjedhin Listën Serbe. Përveç kësaj Lista Serbe deri tani është gjobitur me mbi 30.000 euro për mosrespektim të rregullave zgjedhore.

Presione përmes punësimit në shtet

Në të gjitha zgjedhjet e kaluara situata ka qenë e ngjashme, por atëherë institucionet e Kosovës kanë heshtur. Duket se atëherë paguan një dinar për të hyrë në "vallen kolo" me Listën Serbe, duke i inkurajuar serbët për të votuar në zgjedhjet e Kosovës, të cilat më parë i bojkotonin. Por tani partitë kryesore shqiptare do të jepnin dy dinarë për të dalë nga ky rreth. Lista Serbe si dhe zyrtarët e qeverisë së Serbisë janë të bindur se në Kosovë po përgatitet manipulimi, që ka për qëllim të zvogëlojë ndikimin e Listës Serbe. Sipas fjalëve të presidentit

Aleksandër Vuçiç, kjo fushatë parazgjedhore ka qenë më brutalja, që përfaqësuesit e Prishtinës, të bashkësisë ndërkombëtare, por edhe ndonjë nga Beogradi kanë kryer deri tani kundër Listës Serbe. Nga ana tjetër, Nenad Radosavljeviç, kryetar i partisë së Drejtësisë Popullore dhe vetë dikur deputet i koalicionit Povratak (Kthimi) (2001) në Kuvendin e Kosovës, thotë se presioni i Beogradit dhe i Listës Serbe është i tillë, saqë praktikisht të gjithë përfaqësuesit e tjerë serbë janë eliminuar nga lufta politike.

Është e vështirë të presësh diçka tjetër pas një presioni dhe abuzimi të tillë. Sepse secili, që ka ndonjë lidhje me shërbimet publike, që financohen nga Serbia apo Kosova përmes qeverisjes lokale, është i detyruar të votojë vetëm Listën Serbe”, pohon për DW Radosavljević. „Lista Serbe ka mbështetjen e Beogradit dhe me kaq përfundon.” Mbështetja ekskluzive e Beogradit i ka dhënë ngjyrimin kësaj dhe fushatave të mëparshme gjatë gjashtë viteve të fundit. Gjithçka që nuk binte nën “bajrakun e Listës monolite Serbe”, si disa përkrahës të politikanit të vrarë Oliver Ivanoviç, u shpallën „shitës të interesit serb“, apo „serbë shqiptarë“.

Edhe tri opcione në lojë

Radosavljeviç është megjithatë i bindur se edhe shumëkujt në Prishtinë i intereson dominimi i Listës Serbe. Ai thotë se ajo u formua gjashtë vjet më parë, sepse “„normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës duhej përfunduar“, e kjo detyrë ende nuk është plotësuar. „Vetëm Lista Serbe mund të zbatojë të gjitë atë, që është rënë dakord me Thaçin. Është një lloj marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve. Ky është qëllimi dhe mendimi i Brukselit, Uashingtonit, por edhe diçka me të cilën pajtohet edhe Rusia. Lista Serbe u duhet edhe të huajve, edhe shqiptarëve, çdo gjë tjetër është mashtrim“, thotë Radosavljeviç për DW. Në zgjedhje të dielën, serbët  Kosovës kanë katër opcione politike - Partitë: Lista Serbe, Partia liberale e pavarur (SLS), Partia e serbëve të Kosovës (PKS), si dhe koalicioni Sloboda (Liria).

Liderët e të tre opcioneve politike, që në sytë e Beogradit zyrtar kandidojnë "kundër Listës Serbe" në një moment kanë qenë pjesë e këtij opcioni politik. Kryetari i PKS Aleksandar Jabllanoviç ka qenë kryetari i parë i Listës Serbe nga viti 2013 deri në 2017, dhe për një kohë të shkurtër ka drejtuar Ministrinë për Komunitete dhe Kthim të Kosovës. Kryetari i SLS Slobodan Petroviç dhe kandidati për kryeministër i Kosovës, para koalicionit Sloboda, Nenad Rasiç, kanë qenë deputetë të fraksionit parlamentar të Listës Serbe nga viti 2014 deri në përçarjen më të rëndë brenda kësaj partie në vitin 2016. Petroviç para SLS fitoi një mandat parlamentar në zgjedhjet e vitit 2017 me më shumë se 3.500 mijë vota. Është e mundur që pikërisht ai të jetë favoriti më i madh për t’i prishur llogaritë Listës Serbe dhe për ta penguar atë që të fitojë të dhjetë mandatet./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat