Milaim Zeka: Fitorja e Albin Kurtit ka çmendur të tjerët, është fitore edhe për PEK-un - Bota Sot
Milaim Zeka: Fitorja e Albin Kurtit ka çmendur të tjerët, është fitore edhe për PEK-un

Aktuale

Milaim Zeka: Fitorja e Albin Kurtit ka çmendur të tjerët, është fitore edhe për PEK-un

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 15:48
Milaim Zeka

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK), Milaim Zeka, ka komentuar rezultatin e partisë së tij.

Zeka në një prononcim për Telegrafin ka folur edhe për fitoren e LVV-së, sipas numërimit të votave deri më tani nga KQZ.

“E para PEK-u nuk ka pasur komisionerë askund. E dyta mendoj që jemi tmerrësisht të dëmtuar sidomos në Drenicë ku 10% të votave janë të pavlefshme. E treta, PEK-u e konsideron fitoren më të madhe fitoren e opozitës”, ka thënë ai.

Zeka ka thënë se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës gëzimi më i madh për të është fitorja e opozitës.

“Para se të dal rezultati e kam thënë që në mënyrë hipotetike nëse 20 deputet i fiton PEK-u, në nëse nuk bie struktura e vjetër qeverisëse, nuk ka fituar Kosova. Kështu që unë si kryetar i PEK-ut, pas shpalljes së pavarësisë, gëzimin më të madh të jetës time e kam pasur mbrëmë, kur e kam parë që komplet janë ndëshkuar partitë e vjetra, të cilat janë përgjegjëset kryesore pse Kosova ka rënë kaq poshtë dhe është katandisur”, ka theksuar ai duke shtuar se fitorja e Kurtit ka çmendur të tjerët.

“Fitoren e Albin Kurtit e konsideroj si punën e buklës kur i çmend minjtë. Tani çka do të bëjë Albini i kam ato pikëpyetjet e mia, i kam dilemat e mija. Por, më keq nuk ka mundur të bëhet sepse nuk ka ku shkon Kosova më keq se sa është. Unë jam nga të parët që kam thënë se fitorja e PEK-ut është dërgimi i PDK-së në opozitë, por edhe ndëshkimi i të gjitha partive tjera duke përfshirë AAK-në, Nismën, AKR-në. Unë nuk kam shkuar me askënd në koalicion sepse kam dashur t’iu tregoj njerëzve që ata që kemi qenë jemi si njerëz normal, se ka dikush që ka moral, ka etikë, ka kod, dhe s’kemi mundur të shkojmë me askënd në koalicion”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Zeka ka theksuar se pritjet janë shumë të mëdha tek kreu i LVV-së Albin Kurti, dhe se duhet të ketë kujdes se edhe zhgënjimet sipas tij mund të jenë më të mëdha se të partive tjera.

“LVV mendoj që ndryshimin që do ta bëjnë do të varet në ekipen që do të thirret Albin Kurti. Pra, se kënd e angazhon. Në se i çmon ekspertët edhe të partive tjera, edhe kundërshtarët e tij. P.sh po ta fitoja unë qeverinë nuk do të më pengonte ta kem në ekipin tim Albin Kurtin, Bedri Hamzën, pra është mirë për Albinin që të marr ekspertë, njerëz të dijshëm. Ligjet e Fizikës janë të tilla që me çfarë force gjuan ti me top në drejtim të murit, ajo forcë të kthehet mbrapa. Pritjet janë shumë të mëdha për Albinin dhe zhgënjimet mund të jenë më të mëdha se në çdo parti tjetër”, ka theksuar ai.

Mirëpo në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, Zeka ka thënë se Vjosa asnjëherë nuk do të mund ta lëkundte strofullin e krimit që sipas tij e kanë bërë partitë tjera.

“Në mes LVV-së dhe LDK-së, me pas qenë në një shoqëri demokratike, kisha pas dëshirë që Vjosa Osmani të jetë kryeministre. Mirëpo, kjo nuk është shoqëri normale, ku për 20 vite i ka votuar të njëjtit njerëz. Por, për ta hallakatur strofullen e krimit në Kosovë, të ndërtuar nga partitë tjera në krye me PDK-në, Vjosa Osmani, asnjëherë nuk do të mund ta bënte. Vjosa Osmani nuk ka forcë ekzekutive. Mendoj që i vetmi lider politik që e ka guximin që ta lëkund fëlliqësirën që e kanë bërë partitë politike, dhe në momentin më të duhur është Albin Kurti. Jam shumë i gëzueshëm për ardhjen e tij pavarësisht pse kam divergjenca të mëdha me VV-në i shoh gjërat përtej interesit tim”, është shprehur ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...