Nisma Socialdemokrate me 95 për qind të votave të numëruara nuk e kalon pragun zgjedhor pasi ka mbledhur vetëm 38.433 vota, ose 4,89 për qind.
Ky subjekt me këto rezultate, nuk e kalon pragun dhe nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur të mbahet fort as në bastionin e saj të vetëm, Malishevën, ku janë numëruar 100 për qind e votave, ndërsa nga 21.625 vota, Nisma e Fatmir Limajt ka marrë 7383 vota, që në përqindje i bie 34.94.
Në rrjetet sociale janë duke qarkulluar pamje interesante që kanë të bëjnë me Nismën. Këto pamje, padyshim se Fatmir Limaj, nuk do të dëshironte t’i shihte kurrë.
Ai në një intervistë, deklaronte se janë duke shkuar për t’i fituar zgjedhjet e 6 tetorit, dhe nuk bëhej fjalë për pragun.
Për më shumë, ju ftojmë t’i shikoni këto pamje. /B.S/