Ish-deputetët e LDK-së, që pritet të mbesin jashtë Kuvendit - Bota Sot
Ish-deputetët e LDK-së, që pritet të mbesin jashtë Kuvendit

Aktuale

Ish-deputetët e LDK-së, që pritet të mbesin jashtë Kuvendit

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 20:01
Ismet Beqiri

110, ishte numri i kandidatëve që në zgjedhjet e 6 tetorit ishin pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’u bërë deputet.

Ndonëse jo zyrtarisht nga KQZ-ja, tashmë është bërë publike një listë me emra të cilët supozohet se kanë siguruar nga një ulëse në Kuvend në radhët e LDK-së.

Sipas kësaj liste, disa nga ish-deputetët e legjislaturës së kaluar, nuk kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme, derisa pritet të shohim figura të reja.

Ismet Beqiri, Fidan Rekaliu, Naser Rugova , Haki Demolli e Mirjeta Kalludra, janë disa nga ish-deputetët që rrezikojnë të mbesin jashtë Kuvendit.

Në anën tjetër, Besian Mustafa, Fetah Rudi, Frashër Demaj, Shkëmb Manaj, Marigona Geci e Vlora Dumoshi, për herë të parë pritet ta fitojnë mandatin e deputetit.

Sipas listës së publikuar, i bie që edhe tre ose katër emra do t’i shtohen LDK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat