Tahiri: Ministria e Drejtësisë nuk ka pranuar ekspertizën e rastit Dehari

Aktuale

Tahiri: Ministria e Drejtësisë nuk ka pranuar ekspertizën e rastit Dehari

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 12:59
Abelard Tahiri

Ministri në detyrë i Drejtësisë Abelard Tahiri, nëpërmjet një deklarate për media njofton se deri më tani nuk kanë marr ndonjë ekspertizë nga Zvicra në lidhje me rastin “Dehari”.

Deklarata e Tahirit vjen pas deklarimit të avokatit Tomë Gashi se Ministria e Drejtësisë e ka pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës së Astrit Deharit nga Instituti Zvicëran.

“Deklarimet e avokatit Tomë Gashi, të shfaqura në publik, në lidhje me pranimin e Raportit  përfundimtar të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit, nga Ministria e Drejtësisë, janë pretendime të pavërteta, tendencioze dhe absolutisht jo profesionale”, ka thënë Tahiri.

Sipas Tahirit asnjë dokument me çfarëdo përmbajtje që lidhet me rastin Dehari nuk ka arritur në adresë të Ministrisë së Drejtësisë.

"Profesionalisht Avokati Gashi është dashur ta dijë se kjo çështje i takon organeve të zbatimit të ligjit dhe jo Ministrisë së Drejtësisë. Roli im si ministër i Drejtësisë me të marr mandatin, ka qenë trajtimi i nevojshëm, sipas kërkesës së familje Dehari, për të mundësuar një super-ekspertizë jashtë vendit në një prej qendrave më të njohura të mjekësisë ligjore në Evropë", thuhet në deklaratë.

Tahiri ka thënë se me kohë, kanë siguruar edhe mjetet financiare për ekspertizën dhe organet e pavarura të sundimit të ligjit janë vënë në kontakt me Institutin e Lozanës në Zvicër, që ishte preferenca e familjes Dehari.

“Andaj pretendimet e avokatit Gashi janë të pabaza, jo profesionale dhe tendencioze prapa së cilave fshihet mungesa e njohurive procedurale dhe për më tutje  nuk e informojnë opinionin publik në mënyrë të drejt”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat