Vjosa Osmani mbyll vizitën në Amerikë me takim të përzemërt me shpëtimtaren e shqiptarëve

Aktuale

Vjosa Osmani mbyll vizitën në Amerikë me takim të përzemërt me shpëtimtaren e shqiptarëve

Nga: A.ZH Më: 18 tetor 2019 Në ora: 16:22
Vjosa Osmani dhe Madeline Albright

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre Vjosa Osmani, ka përfunduar vizitën e saj disa ditore në Amerikë, me një takim të përzemërt me ish-Sekretaren e Shtetit, Madeline Albright.

Osmani ka thënë se Albright, ishte shpëtimtare e Kosovës në kohët më të rënda.

Sipas saj, ish-sekretarja amerikane e shtetit, ka frymëzuar shumë gra anekënd globit që mos të dorëzohen kurrë para sfidave që dalin përpara, përcjell Bota sot.

Postimi i Osmanit në Facebook:

Nder i veçantë të përfundojë vizitën time në SHBA me një takim shumë të përzemërt me ish-Sekretaren e Shtetit, znj.Madeline Albright, e cila përveç që u shndërrua në shpëtimtaren tonë në kohët më të rënda, poashtu ka frymëzuar shumë gra anekënd globit që mos të dorëzohen kurrë para sfidave që dalin përpara

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat