Elezi: Deri në ora 16:00 janë rinumëruar 83 vendvotime

Aktuale

Elezi: Deri në ora 16:00 janë rinumëruar 83 vendvotime

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i 530 vendvotimeve për të cilat mori vendim dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për shkak të gabimeve teknike, por edhe mos përputhjeve të formularëve.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi ka thënë se deri në ora 16:00 janë rinumëruar 83 vendvotime.

“Sipas të dhënave të orës 16 (e premte, 18 tetor) numri i vendvotimeve të rinumëruara është 83 nga 530 vendvotimet për të cilat ka marrë vendim KQZ-ja”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, me vendim të KQZ’së më herët janë rinumëruar edhe 314 vendvotime për shkak të gabimeve teknike në formularë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat