Mblidhen diplomatët e fuqishëm, ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë!

Aktuale

Mblidhen diplomatët e fuqishëm, ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë!

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 14:28
Mblidhen diplomatët e fuqishëm

Ambasadorët e shtetit më të fuqishëm në botë, Amerikës, janë mbledhur për një takim konsultativ në Ambasadën e Maqedonisë Veriore në Shkup.

Mysafir i tyre ishte zv/ndihmës sekretar i shtetit, njëherësh përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Të pranishëm në takim ishin ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kejt Bwrns, ai i Serbisë, Anthony Godfrey si dhe ambasdaori amerikan në Kosovë, Philip Kosnet.

Ambasada e SHBA-së në Maqedoni përmes një njoftimi ka bërë të ditur rëndësinë e takimit.

“Këtë javë ne kemi pritur Ambasadorët e SH.B.A. nga rajoni këtu në Shkup për diskutime rreth çështjeve rajonale, dhe rrugëve për bashkëpunim dhe mbështetje. Faleminderit që na vizituat dhe shpresoj që ju pëlqeu qëndrimi juaj në Maqedoninë Veriore”, thuhet në njoftim. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat