PZAP-ja refuzon kërkesën e VV-së për numërimin e votave nga mërgata

Aktuale

PZAP-ja refuzon kërkesën e VV-së për numërimin e votave nga mërgata

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 17:13
Ilustrim

Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e fletëvotimeve nga mërgata, edhe pse Gjykata Supreme kishte vendosur në aktgjykimin e saj që këto vota të numërohen.

Zyrtari i VV-së, Blerim Sallahu ka paralajmëruar se Vetëvendosje do të ankohet përsëri në Gjykatën Supreme lidhur me numërimin e  fletëvotimeve nga mërgata.

“PZAP, del kundër Aktgjykimit të Gjykatës Supreme; PZAP, refuzon si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërim të 1806 pakova të fletëvotimeve të mërgatës duke e rikthyer në zbatim nenin 96.2 të LZP-së edhe pse Gjykata Supreme ka vendosur me Aktgjykim A-A.U.ZH.nr.20/2019 se neni 96 par.2 nuk duhet të zbatohet për fletëvotimet e dorëzuara me postë nga qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Nuk do të ndalemi derisa të numërohet edhe fletëvotimi i fundit i qytetarit të Republikës së Kosovës. Prandaj vazhdojmë me ankesë në Gjykatë Supreme”, ka shkruar zyrtari i VV-së.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat