IDP reagon pas vdekjes së punëtorit të ndërtimtarisë në Milloshevë

Aktuale

IDP reagon pas vdekjes së punëtorit të ndërtimtarisë në Milloshevë

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 06:17
Foto ilustrim

Një person rreth moshës 60 vjeçare  i një firme ndërtimore ka vdekur si pasojë i vetaksidentimit në Milloshevë.

Në lidhje me këtë ka reaguar Instituti për të Drejtat e Punëtorëve të cilët kanë thënë se do të qëndrojnë prapa këtij rasti që të ketë nga policia dhe prokuroria raportin dhe rezultatin e mjekësisë ligjore.

Ky është reagimi i plotë:

Pas marrjes së informacionit se një person rreth moshës 60 vjeqare i një firme ndërtimore ka vdekur si pasojë i vetaksidentimit në vendin e tij të punës në Komunën e Malishevës.

Instituti për të Drejtat e Puntorëve do të reagoj dhe njëherish do të qendroj prapa rastit në fjal që të ketë nga policia dhe prokuroria raportin dhe rezultatin e mjeksis ligjore.

Ekipi i IDP Kosovë do të dal në vendpunishten ku R.C ka gjetur vdekjen dhe gjithashtu do të mundohet që njëherish të kontaktoj edhe me të punësuarit tjerë dhe familijarët e të ndjerit.

Ekipi yne do të mundohet që të krijoi stabilitet dhe siguri në punë për të gjith të punësuarit përmes projekteve për t’u angazhuar për një mirëqenie më të mirë për si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik.

Instituti për të Drejtat e Punëtorëve i shpreh ngushllime familjes së R.C dhe shpreson që në të ardhmen të mos përsëriten raste të tilla!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat