Kush janë dështakët më të mëdhenj të zgjedhjeve nga koalicioni AAK-PSD

Aktuale

Kush janë dështakët më të mëdhenj të zgjedhjeve nga koalicioni AAK-PSD

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 11:52
Foto arkiv,Shpend Ahmeti, Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Partinë Socialdemokrate ka siguruar 14 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Por, kush janë dështakët më të mëdhenj nga lista prej 110 kandidatëve nga zgjedhjet e 6 tetorit?

Padyshim që Halil Matoshi është një nga ta. Dikur analisti i njohur dhe këshilltari i kryeministrit Haradinaj ka marrë vetëm 670 vota.

Afaristi dhe biznesmeni nga Gjermania, Granit Shala erdhi me shumë bujë në AAK, por që në zgjedhje nuk arriti të marrë më shumë se 743 vota.

Rifat Deri duket se ka siguruar vetëm votat e familjes pasi që numri në total që ka marrë në zgjedhje është vetëm 246.

Vlora Jashanica ka dalur keq me vota duke marrë vetëm 510 vota. Dardane Sadiku poashtu ka dështuar totalisht duke siguruar vetëm 336 vota.

“Krahu i djatht” i Shpend Ahmetit, Genc Bashota ka zhgënjyer me vota duke marrë vetëm 775 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat