Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare: Mos kini merak, mini-Shengeni ballkanik do të dështoj

Aktuale

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare: Mos kini merak, mini-Shengeni ballkanik do të dështoj

Nga: N.Sh Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 10:47
Pamje nga Samiti i Ohrit

Profesor i së Drejtës Ndërkombëtare, Vigan Qorrolli thotë se, do të dështoj iniciativa për Shengenin ballkanik.

Qorrolli përmes një postimi në Facebook, pohon se, Ballkani prej së ekziston ka funksionuar me mosbesim të thellë mes popujve dhe shteteve të tij.

“Që prej dy luftërave ballkanike, deri në shpërbërjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë. Shiheni Bosnjën si funksionon sot, si shteti me i çoroditur konstitucional dhe politik në botë”, shkruan ai, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se, kjo iniciativë për Shengenin ballkanik do të dështoj sikurse “CEFTA”.

“Kështu që mos kini merak, edhe kjo iniciativa për Shengenin ballkanik do të dështojë, siç ka dështuar instrumenti kryesor ekonomik i BE-së i krijuar për vet Ballkanin - i quajtur “CEFTA””, shkruan tutje ai.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme është mbajtur Samiti i Ohrit, ku ishin pjesëmarrës kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, ai i Shqipërisë, Edi Rma dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Këtë samit e ka bojkotuar Kosova, e cila nuk është e interesuar që të jetë në mini-Shengenin ballkanik të iniciuar nga shtetet tjera.

Madje Kosova ka marrë kritika të ashpra nga Edi Rama për mos pjesëmarrjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat