Ish-pjesëtari i Batalionit Atlantiku reagon ashpër për Mini-Shengenit Ballkanik

Aktuale

Ish-pjesëtari i Batalionit Atlantiku reagon ashpër për Mini-Shengenit Ballkanik

Nga: N.Sh Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 11:16
Uk Lushi

Publicisti nga Amerika, Uk Lushi i ka quajtur budallenj njohësit e çështjeve politike të cilët kërkojnë që Republika e Kosovës t’i bashkëngjitet projektit të ashtuquajtur Mini-Shengen Ballkanik, pa përfunduar punët mes Kosovës dhe Serbisë.

Ish-pjesëtari i Batalionit Atlantiku, i cili ishte pjesë e rëndësishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Uk Lushi i cili vepron dhe jeton në Amerikë, gjithashtu është edhe analist i rrethanave politike, ka kritikuar Republikën e Shqipërisë për iniciativat rajonale.

“Ata shqiptarë apo gjoja njohës të çështjeve politike që kërkojnë nga Republika e Kosovës t’i bashkangjitet projektit që po quhet Mini-Shengeni Ballkanik pa u kryer punët mes Kosovës dhe Serbisë janë ose budallenj ose antishqiptarë. Republika e Shqipërisë nuk ka çka merr turr në iniciativa rajonale ndërkaq që angazhimi për finalizimin e ndarjes Kosovë-Serbi është në vlug”, ka shkruar Lushi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai ka theksuar se së pari duhet të mbyllen çështjet shtetërore midis Kosovës dhe Serbisë, dhe më pas bashkëpunimet rajonale nuk duhet të mungojnë, por asnjë projekt i tillë nuk mund të zëvendësojë procesin e bashkangjitjes së vendeve të Ballkanit në BE.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

‘Ata shqiptarë apo gjoja njohës të çështjeve politike që kërkojnë nga Republika e Kosovës t’i bashkangjitet projektit që po quhet Mini-Shengeni Ballkanik pa u kryer punët mes Kosovës dhe Serbisë janë ose budallenj ose antishqiptarë. Republika e Shqipërisë nuk ka çka merr turr në iniciativa rajonale ndërkaq që angazhimi për finalizimin e ndarjes Kosovë-Serbi është në vlug.

Dy gjëra janë thelbësore:

1) Së pari, duhet të mbyllen çështjet shtetërore mes Kosovës dhe Serbisë

dhe

2) Së dyti, bashkëpunim rajonal duhet të ketë por asnjë projekt rajonal nuk mund të jetë zëvendësim për procesin e bashkangjitjes së vendeve të Ballkanit BE-së’…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat