Analisti paralajmëron shtyrjen e formimit të Qeverisë deri në dhjetor për këtë arsye

Aktuale

Analisti paralajmëron shtyrjen e formimit të Qeverisë deri në dhjetor për këtë arsye

Nga: G.B Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 16:28
Qeveria e Kosovës, foto arkiv

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, ka thënë se vendimet e PZAP janë vetëm një shkallë e vendim-marrjes deri tek certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nëse partitë dhe kandidatët për deputetë nuk ankohen në Gjykatën Supreme për vendimet e PZAP, atëherë fillon zbatimi i tyre dhe kështu shtyhet procesi i certifikimit të rezultateve, për së paku disa javë dhe kështu konstituimi i Kuvendit dhe votimi i qeverisë mund të ndodhë në dhjetor.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Vendimet e PZAP jane vetem njera shkalle e vendim-marrjes deri tek certifikimi i rezultatit te zgjedhjeve

Nese subjektet politike dhe kandidatet per deputete nuk ankohen ne vendimet e PZAP ne Gjykaten Supreme ne 24 oret e ardhshme, atehere fillon zbatimi i tyre. Efekti i menjehershem eshte shtyerja e procesit te certifikimit te rezultatit dhe ndryshimi i perfaqesimit te subjekteve ne Kuvend.

Nese mbeten te plotefuqishme vendimet e PZAP, ato shtyejne certifikimin e rezultatit final per se paku disa jave - kah fundi i nentorit ose fillimi i dhjetorit. Sipas ketij skenari, konstituimi i Kuvendit dhe votimi i qeverise mund te ndodh gjate muajit dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat