Presidenti i Serbisë Vuçiq është pranuar dje pasdite vonë në Akademinë ushtarake Mjekësore për shkak problemeve kardiovaskulare

Aktuale

Presidenti i Serbisë Vuçiq është pranuar dje pasdite vonë në Akademinë ushtarake Mjekësore për shkak problemeve kardiovaskulare

Nga: Fatmir Beka Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 08:13
Aleksandar Vuçiq

Gazeta “Novosti” ka njoftuar sot se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq që nga dje ndodhet në Akademinë ushtarake mjekësore (VMA) në Beograd, pas problemeve që kishte dje pasdite, përcjell “Bota Sot”.

Lajmi është kumtuar sot nga gazeta ku ndër tjera thekson se ai është vendosur në VMA pasi nuk është ndierë mirë dje.

Sekretariati i përgjithshëm i presidencës së Serbisë ka konfirmuar se me 15 nëntor në orët e vonshme të pasdites Aleksandar Vuçiq është pranuar në VMA , pas problemeve kardiovaskulare që ka pasur.

Nuk ka njoftime tjera rreth gjendjes së tij shëndetësore apo masave tjera eventuale që ndërlidhen me shëndetin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat