Sot varroset 18-vjeçari që humbi jetën në aksident në Gjermani - Bota Sot
Sot varroset 18-vjeçari që humbi jetën në aksident në Gjermani

Aktuale

Sot varroset 18-vjeçari që humbi jetën në aksident në Gjermani

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 11:12
Boletin Reçica

Mbrëmjen e së dielës në një aksident trafiku në qytetin Waldburg të Gjermanisë, ka humbur jetën 18-vjeçari nga Prishtina, Boletin Reçica. Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e qytetit në Arbëri.

“Të dashur miq, shokë dhe dashamirë, ju njoftojmë se varrimi i të ndjerit Boletin (Isa) Reçica, bëhet sot në ora 15:00, në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan),Prishtinë!”, kanë njoftuar familjarët në rrjetin social Facebook.

Në këtë aksident u përplasën dy vetura, ku 18-vjeçari nga Prishtina, me inicialet B.R., vdiq në vend, ndërsa 4 persona të tjerë janë lënduar rëndë dhe janë dërguar në urgjencë.

Mediat gjermane tregojnë se vetura e të riut kosovar kishte hyrë në korsinë e kundërt, duke u përplasur me veturën tjetër që brenda saj ishin 4 persona (dy fëmijë dhe 2 prindërit).

Po ashtu, policia gjermane ka konfirmuar këtë lajm, ku tha se të dielën mbrëma ndodhi aksidenti dhe rruga mbeti e mbyllur plotësisht, deri në orën 21.15 midis Ëaldburg dhe Badstuben (rrethi Ravensburg).

Policia gjermane bën të ditur se fëmijët që ishin të përfshirë në këtë aksident ishin të moshës dhjetë dhe dymbëdhjetë vjeç dhe gjendja e tyre është e rëndë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat