Haxhi Shala tregon si ndodhi incidenti mes aktivistit të Nismes dhe Valon Hotit

Aktuale

Haxhi Shala tregon si ndodhi incidenti mes aktivistit të Nismes dhe Valon Hotit

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 00:15
Haxhi Shala dhe Valon Hoti

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka treguar si ka ndodhur incidenti mes aktivistit të Nismës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Gjithçka ka ndodhur për një votë”, ka thënë Shala.

Shala tregoi se aktivisti i Vetëvendosjes ka dashur të mos e numëroj votën e Nismës, andak ka reaguar aktivisti i Nismës.

“Aktivisti i Vetëvendosjes ka dashur mos me numëru votën, derisa aktivisti i Nismës ka dashtë mos me prish votën”, ka treguar Shala.

Kjo sepse sipas Shalës, vendimi i KQZ’së thotë se nëse vija e kalon kutinë e vijës, vota përsëri numërohet.

“Është vendim i KQZ’së qe edhe nëse vija e kalon kutinë e numrit, vota të numërohet, andaj edhe aktivisti ynë ka pasur të drejtë”, ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat