Drejtoresha e INJECT, Luljeta Aliu në një postim të saj në Facebook është shprehur e tmerrshme nga një veprim i ish-bashkëshortit të saj. Aliu tregon se ai ua kishte marrë vajzave të tyre kursimet nga banka.
Reagimet e qytetarëve në Facebook ishin të ndryshme.
Ja postimi i plotë:
A e dini që kish baballarë që jau vjedhin fëmijëve te tyre kursimet? E unë e kam njoftë një qasi. Fatkeqësisht kam jetu me të gjatë e nuk e kisha njoftë. Tash po e di çfare shperfytyrimi i njeriut paska qenë. Me shku njeri me i nxjerrë kursimet e fëmijëve prej bankës. O zot!