Takimi Kurti-Thaçi, flasin nga Lëvizja Vetëvendosje

Aktuale

Takimi Kurti-Thaçi, flasin nga Lëvizja Vetëvendosje

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 22:59
Kurti dhe Thaçit

Lëvizja Vetëvendosje e quan të pavërtetë deklaratën e Fatmir Limajt, i cili sot tha se Albin Kurti e ka takuar Hashim Thaçin.

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot deklaroi se ka informata se ka ndodhur një takim mes kandidatit për kryeministër të LVV-së, Albin Kurtit dhe presidentit Hashim Thaçit.

“Kam informata që është zhvilluar një takim mes Hashim Thaçit e Albin Kurtit”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.

Zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje në një përgjigje thonë se diçka e tillë nuk është e vërtetë.

“Kjo deklaratë është tërësisht e pavërtetë”, thuhet në përgjigjën e VV-së.

Së fundmi kanë nisur përplasjet dhe akuzat mes Nismës dhe VV-së për shkak të numërimeve e rinumërimeve të votave nga zgjedhjet e 5 tetorit.

VV-ja që ka dalë e para në zgjedhje ndërsa  ka humbur dy mandate me kalimin e pragut nga Nisma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat