Fatmir Limaj: Kam pritur që kjo parti do t’i fitonte zgjedhjet e 6 tetorit

Aktuale

Fatmir Limaj: Kam pritur që kjo parti do t’i fitonte zgjedhjet e 6 tetorit

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 23:24
Fatmir Limaj

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar rezultatin jo të mirë të koalicionit NISMA-AKR-PD në zgjedhje.

I pari i Nismës tha se ka pritur që zgjedhjet do t’i fitonte LDK.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se koalicioni NISMA-AKR-PD nuk ishte atraktiv për elektoratin, sepse në zgjedhje ishin katër grupe shumë të forta që synonin fitoren në zgjedhje.

Ai ka thënë se për herë të parë në Kosovë dy parti opozitare [VV dhe LDK] po luftonin për të marrë vendin e parë.

“Është e pa precedentë që dy parti opozitare po luftonin për vendin e parë në kohën kur në gjithë botën lufton opozita me pozitën”.

I pari i NISMA-s ka thënë se tri partitë më të mëdha kanë maksimalizuar votën ndërkohë që sipas tij NISMA e kishte të vështirë në këtë luftë zgjedhore.

“Koalicioni ynë nuk ishte atraktiv në luftë me katër grupacionet e mëdha që synonin fitoren në zgjedhje, pasi nga fundi edhe AAK nisi të merrte protagonizëm”.

Limaj ka thënë se megjithatë arritja e 42,000 votave në zgjedhje nga koalicioni drejtuar nga ai në ato kushte zgjedhore ishte një e arritur e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat