Avokati Ngjela: Fatkeqësia natyrore është shumë e madhe, ja çfarë thotë për ndihmen e Kosovës

Aktuale

Avokati Ngjela: Fatkeqësia natyrore është shumë e madhe, ja çfarë thotë për ndihmen e Kosovës

Nga: N.Sh. Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 14:24
Pamje nga Shqipëria

Avokati nga Shqipëria, Spartak Ngjela thotë se fatkeqësia natyrore ishte shumë e madhe.

Ngjela përmes një postimi në facebook, shkruan se, këtë situatë duhet të përballojmë me dinjitet pasi është provë dhe test për të ardhmen tonë.

Avokati shqiptar thotë se ndihma e Kosovës flet për shpirtin human në bashkësi kombëtare të Shqipërisë mijëravjeçare që po rilind.

“Qetësi, arsye, guxim dhe qëndrim human për trajtimin e bashkatdhetarëve tanë që u goditën direkt nga kjo fatkeqësi e madhe natyrore - ndihmë me çdo mjet...”, shkruan avokati Ngjela.

Postimi i plotë:

Fatkeqësia natyrore është shumë e madhe.

Ne shqiptarët, të gjithë bashkë, duhet të dimë ta përballojmë me dinjitet këtë situatë. Është provë dhe test për të ardhmen tonë.

Gjesti tejet human i shtetit shqiptar të Kosovës në ndihmën drejt Shqipërisë, flet për shpirtin human në bashkësi kombëtare të Shqipërisë mijëravjeçare që po rilind.

Qetësi, arsye, guxim dhe qëndrim human për trajtimin e bashkatdhetarëve tanë që u goditën direkt nga kjo fatkeqësi e madhe natyrore - ndihmë me çdo mjet...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat