AAK: Po përcjellim me shqetësim lajmet nga Shqipëria

Aktuale

AAK: Po përcjellim me shqetësim lajmet nga Shqipëria

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 16:26
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë shprehur ngushëllime pas tragjedisë në Shqipëri ku mbetën disa persona të vdekur, e shumë të tjerë të plagosur.

Nga AAK kanë shkruar se kanë përcjellur me shqetësim lajmet për pasojat e tërmetit dhe u kanë dhënë mbështetjeve masave të marra nga qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera për ndihmë ndaj Shqipërisë.

“Poashtu mbështesim çdo iniciativë individuale ose kolektive, të organizuar apo spontane, të qytetarëve të Kosovës për grumbullimin e ndihmave për të goditurit nga tërmeti dhe shprehim gatishmërinë dhe solidaritetin tonë të plotë me popullin dhe institucionet e shtetit Shqiptar, në përballimin e kësaj gjendjeje të rëndë. Të plagosurve u urojmë shërim të shpejt dhe lutemi për ta!, shkruhet në njoftimin e AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat