Anton Quni ofron shtëpinë e tij për banim të përkohshëm për një familje të prekur nga tërmeti

Aktuale

Anton Quni ofron shtëpinë e tij për banim të përkohshëm për një familje të prekur nga tërmeti

Nga: A.SH Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka hapur shtëpinë e tij për banim për një familje nga të prekurit e tragjedisë që ndodhi në Shqipëri.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka dhënë të gjitha informatat për ata që dëshirojnë të lajmërohen.

Postimi në Facebook:

Në dhimbje e në gëzim së bashku.
Duke shprehur keqardhjen tonë të thellë për humbjet e jetërave, të lënduarit dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Durrës, ne familja Quni, ofrojmë shtëpinë tonë për banim të përkohshëm për një familje të prekur nga tërmeti.
Shtëpia gjendet në fshatin Fshaj, komuna e Gjakovës.
Për informata të tjera mund të lajmeroheni në këtë numër telefoni; +383 44 264 157

Familja Quni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat